Sulmoi babain e vet, arrestohet
Një person është arrestuar, pasi për shkak të një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se si pasojë e përleshjes fizike viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media