​Superliga e Shqipërisë, kryendeshja mes Vllaznisë e Teutës

Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me xhiron e dytë të sezonit të ri 2021/22, ku do të kemi dy përballje tejet interesante.
Ndeshja më interesante e ditës së sotme do të jetë ajo mes Vllaznisë dhe kampionit aktual Teutës.
Sezonin që lamë pas, Teuta u shpall kampione e Superligës së Shqipërisë me anë të golaverazhit më të mirë, pasi që ishte në kuotën e njëjtë të pikëve me skuadrën e Vllaznisë.
Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Skënderbeut e Partizanit.
Në 38 takime sa i kanë zhvilluar së bashku, 15 sosh i ka fituar Skënderbeu, aq sa i ka fituar edhe Partizani, kurse tetë herë janë ndarë me barazim.
Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.
16:45 Skënderbeu – Partizani (Stadiumi i Skënderbeut)
16:45 Vllaznia – Teuta (Stadiumi Loro Boriçi)

Back to top button