​Tare flet për të ardhmen e Vedat Muriqit

 
Drejtori i Lazios, Igli Tare këmbëngul se raportet që Vedat Muriqi është afër bashkimit me CSKA-në e Moskës nuk janë të vërteta.
Lazio do të luajë me Udinesen në raundin e 16-të të Kupës së Italisë dhe fituesit e kësaj sfide do të përballen me Milanin në çerekfinale muajin e ardhshëm.
Para fillimit të ndeshjes në “Stadio Olimpico”, Tare foli për “Sport Mediaset” dhe u pyet në lidhje me thashethemet e vazhdueshme që sulmuesi Muriqi është në prag të një lëvizjeje te CSKA Moska.
“Jo, nuk është e vërtetë”, ishte përgjigja e tij. “Kjo lloj gjëje është e keqe për gazetarët dhe ata që mbështesin Lazion. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, marrim vendime së bashku me trajnerin dhe ata që përhapin këtë dezinformatë nuk janë të drejtë”.
Qendërsulmuesi i Kosovës, Muriqi, ka qenë gjithashtu i lidhur me Leeds United dhe Hull Cityn.

Back to top button