Papa dhuron 100.000 euro për emigrantë në kufijtë e Polonisë e Bjellorusisë

Papa Françesku dhuroi 100 mijë euro për emigrantët, që mbetën të bllokuar në kufirin polako-bjellorusi, njoftoi Vatikani.
“Kreu i Kishës Katolike Romake ka vendosur të dërgojë një dhuratë prej 100.000 eurosh për të ndihmuar grupet e emigrantëve të bllokuar në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë”, deklaroi Papa në një deklaratë nga Selia e Shenjtë.
Qëllimi i këtij donacioni është të ndihmojë organizatën katolike polake për të zbutur krizën e emigrantëve në kufirin mes dy vendeve, transmeton Hina.
Mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, kanë kaluar ose po përpiqen të kalojnë kufirin lindor të Bashkimit Evropian nga Bjellorusia në Lituani, Letoni dhe Poloni këtë verë.
Sipas raportit, Papa Françesku dërgon rregullisht donacione për qëllime humanitare dhe ka vendosur mbrojtjen e migrantëve dhe azilkërkuesve në krye të prioriteteve të pontifikatit të tij, duke u bërë shpesh thirrje liderëve evropianë të pranojnë emigrantë./21Media

Back to top button