​Të hyrat e Doganës shënuan rritje

 

Dogana e Kosovës ka rritur performancën e të të hyrave duke tejkaluar vitit 2020 me mbi 9%. Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga dogana.

“Mbledhja e të hyrave gjatë janarit të këtij viti ka shënuar rritje e cila nëse krahasohet me vitin e kaluar tregon qartë se performanca e doganës ka shënuar rritje, gjatë janarit 2020 ne kishim grumbulluar 73,2 milion euro derisa raporti i këtij viti tregon 80,1 milion euro apo 9.3% më shumë. “, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës e vlerëson këtë rritje si domethënëse pasi janari i vitit të kaluar (2020) ishte muaji i vetëm i vitit i cili ishte pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID 19./21Media

Back to top button