Navalny rrezikon të dënohet me burg

 

Një gjykatë në Moskë do të vendosë së shpejti nëse do ta kthejë dënimin me kusht të Alexei Navalny në dënim me burg, derisa policia po arreston më qindra protestues pro-Navalny.

Shumë policë të trazirave janë vendosur jashtë gjykatës ku pritet të merret vendimi. Gjatë këtyre ditëve ka pasur qindra arrestime të protestuesve në përkrahje te Navalny.

Aktivisti anti-Putin rrezikon të përballet me dy vjet e gjysmë burg, për arsye se ka shkaktuar protesta në të gjithë vendin. Navalny, e ka quajtur tash e disa herë të trilluar akuzën e përvetësimit.

Kthimi i Navalny në Rusi në 17 Janar shkaktoi protesta masive në mbështetje të tij, shumë prej tyre të rinj rusë që kanë përjetuar vetëm qeverisjen e Presidentit Vladimir Putin.

Grupi OVD-Info tha se policia arrestoi më shumë se 5,000 njerëz në protestat pro Navalny në 86 qytete në të gjithë vendin të Dielën.

Navalny është akuzuar për thyerje të rregullave të provës, një akuzë kjo që avokatët e tij e konsiderojnë absurde, pasi autoritetet e dinin se ai po shërohej në Berlin pas një sulmi me agjent nervor që gati e vrau.

Ai kaloi disa muaj duke u rikuperuar nga helmimi nga Novichok një sulm që ai ia fajësoi direkt Presidentit Putin.

Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në rastin e Navalny.

Back to top button