​Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, sekuestrohet një armë

Dje rreth orës 17:20  në Stacionin Policor Vushtrri është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri.
Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër në rrugën ,,Jeton Terstena” -Vushtrri është identifikuar
vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng, në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë e shkurt EKOL, një karikator i zbrazët dhe tri (3)
gëzhoja.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B.K., 57 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në
pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ’’Përdorim i armës’’./21Media 

Back to top button