​Të shtunën pastrohet rruga “Muharrem Fejza”, komuna me një kërkesë për qytetarët

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën, duke filluar nga ora 09:00, do të bëhet pastrimi i përgjithshëm i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët lidhëse si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë. Pas pastrimit, do të bëhet edhe rikultivimi i sipërfaqeve të gjelbra në këto hapësira.
Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga banorët e lagjes që këtë ditë të mos i parkojnë automjetet në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për të mos penguar në realizimin e punimeve.
“Lusim qytetarët për bashkëpunim, sepse në rast të mos respektimit të këtij njoftimi, Komuna e Prishtinës nuk merr përgjegjësi për dëmtime të mundshme të veturave apo mjeteve tjera motorike në këto rrugë dhe hapësira tjera publike të kësaj zone”, thuhet në njoftimin  Komunës së Prishtinës./21Media

Back to top button