​Sonte vendoset fituesi i Kupës së Kosovës në futsall

Finalja e Kupës së Kosovës në futsall zhvillohet sonte, ku FC Prishtina 01 dhe FC Liqeni do të përballen në një duel që pritet të dhurojë spektakël dhe emocione të mëdha për tifozët. Ndeshja luhet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke mbledhur dy nga skuadrat më të suksesshme të këtij kompeticioni.

FC Prishtina 01 hyn në këtë finale me një histori të pasur, duke e fituar trofeun katër herë, ndërsa FC Liqeni ka në arkivin e tij një triumf në këtë garë. Përballja e sontme vë përballë dy ekipe me traditë dhe cilësi, të cilat synojnë të kurorëzohen si më të mirët e këtij edicioni.

Në një atmosferë që pritet të jetë elektrizuese, me lojtarë me përvojë dhe emra të njohur të futsallit vendor, kjo finale shihet si një përplasje e vërtetë kampionësh, ku çdo detaj mund të vendosë fituesin e trofeut.

Ndeshja nis nga ora 20:00.

Back to top button