​Therje me thikë në Podujevë

 

Dje në Podujevë rreth orës 16: 22 një person është goditur me thikë nga i dyshuari i cili po ashtu është i lënduar por nuk dihet nëse është nga thika apo nga sulmi fizik.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

‘’Janë konfiskuar dy thika, njëra prej tyre dyshohet se është përdorë në rast’’, bëhet e ditur në raportin e policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar. /21Media 

Back to top button