​Transportuesit e mallrave nuk do të paguajnë më 40 euro

Transportuesit e mallrave nuk do të paguajnë më 40 euro në Terminalin doganor në Hanin e Elezit, aq sa ishin të detyruar të paguanin më parë.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës përmes një postimi në Facebook, pas zhbllokimit të rrugës nga rrethojat metalike që ishin të vendosura në Terminalin Doganor në Hanin e Elezit.

“Operatori Ekonomik, “Terminali SHPK”, kishte bllokuar rrugën për transportuesit e mallrave duke i detyruar ata të paguanin dyzet Euro. Me asistencën e Policisë së Kosovës, tashmë kjo rrugë është zhbllokuar, rrjedhimisht transportuesit e mallërave nuk do të paguajnë më dyzet euro, aq sa ishin të detyruar të paguanin më parë”, thuhet në njoftim./21Media
Back to top button