Policia bën thirrje për kujdes në trafik

Reshjet e vazhdueshme të borës nëpër rrugët e vendit, potencialisht mund të paraqesin vështirësi në qarkullim duke zvogëluar dukshmërinë apo duke krijuar rrethana të pafavorshme për drejtuesit e automjeteve.
Policia e Kosovës, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë më vigjilentë dhe vozitjen ta përshtatin me rrethanat e krijuara nëpër rrugë në mënyrë që pjesëmarrja në trafik të jetë e sigurt për të gjithë dhe të shmangen aksidentet rrugore.
“Angazhime policore janë në proces për të garantuar rrjedhshmëri të trafikut dhe për të parandaluar aksidentet”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button