​Tre lojtarë të Chelseat nuk stërviten para sfidës me Milanin

Chelsea mund të humb shërbimet e tre lojtarëve shumë të rëndësishëm para ndeshjes kundër Milanit në Ligën e Kampionëve.
Wesley Fofana, N’Golo Kante dhe Hakim Ziyech nuk janë stërvitur në qendrën stërvitore “Cobham” të hënën, përpara udhëtimit në Milano.
“Blutë” do të ballafaqohen me kampionët e Serisë A të martën në “San Siro”, një javë pas fitores 3-0 në “Stamford Bridge”.
“Football-London” raporton se tre lojtarë të Chelseat nuk morën pjesë në seancën e sotme në terrenin stërvitor të Chelseat, Fofana, Kante dhe Ziyech.
Ky i fundit kishte zëvendësuar Kai Havertzin në pjesën e dytë të fitores 3-0 të Chelsea ndaj Wolves të shtunën, por nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme.

Back to top button