​Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3 mijë e 230 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 625 persona.
Ndërsa betejën me virusin e kanë humbur tre qytetarë. Viktimat janë një qytetare 59-vjeçe nga Korça, dy qytetarë nga Tirana 68 dhe 78- vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 579 persona.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 191 mijë e 440 raste, prej tyre 180 mijë e 229 janë shëruar, 8 mijë e 233 janë raste aktive, ndërsa betejën me virusin e kanë humbur 2 mijë e 978 pacientë./21Media

Back to top button