Shtatorja e Adem Jasharit më 28 nëntor në Shtime

 
Shtatorja e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, do të vendoset më 28 nëntor në qendër të Shtimes.
Veprën e realizoi skulptori Agron Blakcori.
Kështu ka njoftuar kryetarit aktual i Shtimes Naim Ismajli, i cili ka thënë se kjo shtatore madhështore do të jetë një frymëzim i përhershëm.
“Sot vizitova shtatoren e përfunduar të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, e cila do të vendoset më 28 Nëntor në qendër të Shtimes. Kjo shtatore madhështore do të jetë një frymëzim i përhershëm që do të na jep forcë të ecim përpara duke kujtuar gjithmonë kontributin e heronjve tanë, bijve dhe bijave më të shtrenjta të Kosovës!”, ka shkruar Ismajli në Facebook./21Media

Back to top button