​Trefishohen rastet e reja me koronavirus në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 3713 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 616 qytetarë.
Në Shqipëri aktualisht janë 6289 raste aktive me COVID19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 12 qytetarë:
6 qytetarë nga Tirana të moshave 67-88 vjeç, një qytetare nga Librazhdi 61 vjeçe, një qytetar nga Pogradeci 66 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç, një qytetar nga Durrësi 88 vjeç, një qytetar nga Korça 88 vjeç,
Janë shëruar 589 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169,674 që nga fillimi i epidemisë./oranews

Back to top button