​Trendafilova hedh poshtë kërkesën e mbrojtjes së Thaçit

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, për vetëtërheqjen e saj nga detyra specifike e caktimit të panelit të Gjykatës së Apelit, i cili do të vendosë mbi ankesën e Thaçit për lirimin e përkohshëm.
Siç bëhet e ditur, kjo kërkesë e mbrojtjes së Thaçit ishte drejtuar më datë 16 gusht.
Ndryshe, ish-presidenti Thaçi ka hedhur poshtë të gjithë akuzat e ngritura ndaj tij për krime lufte nga Specialja, duke u deklaruar i pafajshëm.

Back to top button