​Tri komuna mbesin pa ujë të pijshëm

 
Gjakova, Rahoveci dhe Prizreni kanë mbetur pa ujë për shkak të një defekti në gypin kryesor të furnizimit, ka njoftuar kompania rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”.
“Defekt në gypin kryesor furnizues fi 800, ndërprerje e furnizimit me ujë në të gjithë zonën e mbulueshmërisë! Të nderuar konsumator, ju njoftojmë se në këto orë është paraqitur një defekt në gypin kryesorë fi 800 tek “Pika e Zezë”-Gjakovë, si pasojë jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për gjithë zonën tonë të mbulueshmërisë; Gjakovë, Rahovec dhe Prizren”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.
Tutje, bëhet e ditur se rikthimi i furnizimit me ujë nuk mund të ndodhë deri nesër, për shkak të siç thuhet në njoftim, natyrës së ndërlikuar të punimeve./21Media

Back to top button