​Turqia fillon stërvitjet ushtarake me forcat e Qipros Veriore

 

 

Ushtria turke filloi stërvitjet vjetore ushtarake sot në Republikën turke të Qipros Veriore, një njësi e njohur vetëm nga Ankaraja, në kontekstin e tensioneve të forta me Greqinë në Mesdheun lindor, raporton AFP.

Turqia dhe Greqia, të dy anëtare të NATO-s, kanë qenë në grindje rreth rezervave të gazit natyror në Mesdheun lindor që kur Turqia dërgoi një anije sizmike në zonën në 10 gusht, shoqëruar nga anije luftarake.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, kërcënoi Greqinë në një fjalim televiziv për publikun të shtunën, duke thënë se “ata do të kuptojnë, ose në gjuhën e politikës ose diplomacisë ose në terren përmes përvojave të hidhura.”

NATO njoftoi këtë javë se zyrtarët grekë dhe turq kanë rënë dakord për “negociata teknike” për të parandaluar çdo incident të ri midis forcave të tyre detare. Por Greqia më pas mohoi se ishte gati të merrte pjesë në bisedime, për të cilat Turqia e akuzoi atë për refuzimin e dialogut.

Në një kontekst të tillë, ushtria turke nisi “Stuhinë Mesdhetare” të dielën, stërvitje ushtarake në bashkëpunim me forcat e sigurisë të Republikës Turke të Qipros Veriore.

Ushtrimet përfshijnë forcat ajrore, detare dhe tokësore, dhe ato do të zgjasin deri të enjten, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

Turqia vendosi dhjetëra-mijëra trupa në Qipron veriore në vitin 1974, pas një grushti-shteti nga diktatura ushtarake greke që ishte atëherë në pushtet në Athinë.

Back to top button