Parashikimi i motit për pesë ditë

 

 

 

 Java e dytë e muajit shtator do të kushtëzohet me mot kryesisht të qetë, me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, për shkak të kthjellimeve dhe prezencës së madhe të diellit, indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe kujdesi ndaj këtyre rrezeve në orët e mesditës do të ishte i domosdoshëm, sidomos te një pjesë e popullatës me sëmundje kronike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s./21Media

Back to top button