​Vasfije Krasniqi thirrje organeve të drejtësisë: Veproni pa mëshirë ndaj kriminelëve

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka reaguar për dhunimin e të miturës në Kamenicë.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, deputetja ka thënë se “njerëz sikur ky nuk kanë vend në shoqërinë tonë”.
Ajo i ka bërë thirrje Policisë dhe organeve të drejtësisë të, siç është shprehur ajo, veprojnë pa mëshirë ndaj kriminelëve.
Krasniqi-Goodman, rreth 3 vjet më parë, ka thyer tabu në shoqërinë kosovare pasi është bërë gruaja e parë, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës, që ka rrëfyer publikisht tmerrin e përjetuar kur është përdhunuar nga forcat policore serbe në vitin 1999./21Media

Back to top button