Kërkohet paraburgim ndaj personit që dhunoi të miturën në Kamenicë

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.J., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.J., gjatë muajit tetor 2021, në Komunën e Kamenicës, e ka keqpërdorur seksualisht një femër 12 vjeçare.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Ndryshe, për dhunimin e të miturës në Kamenicë ka reaguar deputetja Vasfije Krasniqi-Goodman.
Ajo i ka bërë thirrje Policisë dhe organeve të drejtësisë të, siç është shprehur ajo, veprojnë pa mëshirë ndaj kriminelëve./21Media

Back to top button