​Vdes babai i Kadri Veselit

 
Babai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vdekur sot.
Lajmin e ka bërë të ditur Enver Hoxhaj i Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se Fazli Veseli ishte një baba shembull që i edukoi të gjithë fëmijët e tij me ndjenjën e përhershme të atdhedashurisë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

“I paska mbyllur sytë përjetësisht babai i Kadrisë, Fazli Veseli! Herën e fundit kur e takova, pak ditë pasi Kadriu ishte nisur për në Hagë, ma shtërngoi dorën në shtëpinë e tij në Mitrovicë, ishte besimplotë dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet. Ishte ai që me fjalët e tij na motivoi ne se duhet të mbledhim forcat dhe dhimbjen ta kthejmë në energji për të vazhduar punën e kryetarit Veseli në shtetndërtimin e Kosovës. Një baba shembull që i edukoi të gjithë fëmijët e tij me ndjenjën e përhershmë të atdhedashurisë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar Hoaxhaj në Facebook./21Media
Back to top button