Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve

 
Sot pritet të zhvillohet takimi ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Ky takim nuk do të jetë i nivelit të lartë politik, por në të do të marrin pjesë nga Kosova zëvendëskryeministri Besnik Bislimi delegacioni nga pala serbe do të jetë i udhëhequr nga Petar Petkoviq.
Takimi do të jetë në Bruksek nën drejtimin e Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
Të dyja ekipet gjatë ditës së djeshme kanë mbajtur takime të ndara me Lajçak.
Pas një pauze disa mujore procesi i dialogut ka rifilluar me takimin e 15 qershorit mes Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës dhe Aleksandër Vuçiq, presidentit të Serbisë.

Back to top button