Vdiq ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha
Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha ka vdekur sot si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Lajmin për vdekjen e ish-kryeparlamentarit e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Berisha, i cili ka informuar se varrimi i babait të tij do të bëhet nesër në orën 13:00, në varrezat e qytetit, në Prishtinë.
Sipas njoftimit, shkaku i masave antiCovid nuk do të mbahet e pame për ish-kryeparlamentarin Kolë Berisha.
“Mas nje semundje te rande e kahemotshme, i mesuem mos m’u dorezu, sot baba pranoj burrnisht me iu dorezue Hyjit ne jeten e pasosun.Ma shume se dhimte, kam nje ndjenje çlirimi per trupin e tij, qe ka vuajtur kaq shume ne heshtje e pervujtshem. Per shkak te situates se rande epidemiologjike dhe masave qe prej sot jane ne fuqi, nuk do te mund te organizojme te pame per baben. Neser, me 30.08.2021 ne oren 11, ne Katedralen Nene Tereza ne Prishtine do te celebrohet Mesha e Drites per baben, kurse ne oren 13 do te jete vorrimi me rrethin e ngushte familjar ne vorrezat e qytetit te Prishtines. E di, qe shume prej jush doni me qene nga afer pjese e dhimtes tone, por shendeti i juaj dhe te gjithe te tjereve ka me shume rendesi.”, ka shkruar Visar Berisha në Facebook.
Kolë Berisha ka qenë nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës nga marsi 2006 deri në vitin 2007./21Media