Kaloni te përmbajtja kryesore

I tha ta vendosë maskën, i riu e rrahu konduktorin e autobusit

Policia ka informuar se dje në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë është arrestuar një i mitur kosovar, sepse e ka sulmuar fizikisht një person.
“Viktima ka deklaruar se derisa ka qenë duke punuar si konduktor në autobus, nga i dyshuari kishte kërkuar që për të hyrë në autobus duhet të vendos maskën, ndërsa i dyshuari e kishte sulmuar duke e goditur me grushte dhe shkelma.”, ka informuar policia.
Siç është bërë e ditur, viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button