​Vdiq Zekirja Shahini, përfaqësues i FFK-së në Zvicër

 

Ka vdekur përfaqësuesi i Federatës së Futbollit të Kosovës në Zvicër, Zekirja Shahini.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi, i cili ka thënë se ai ishte një personalitet i shkëlqyeshëm, njeri me kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën në çdo sferë, por veçmas në futboll dhe në ndërtimin e Kombëtares së Kosovës.

“Zeki që nga ditët e para ishte afër FFK-së dhe e ndihmoi me tërë kapacitetet e tij ndërtimin e një ekipi sa më cilësor të Kombëtares së Kosovës pas anëtarësimit në UEFA e FIFA. Ishte kudo ku ishte e nevojshme për të diskutuar me futbollistët dhe prindërit e tyre, veçmas me ata që jetojnë e veprojnë në Zvicër, në mënyrë që të binden për projektin e FFK-së dhe për prezantimin sa më të denjë të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e FFK-së./21Media

Posted by Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova on Friday, 7 May 2021

 

Back to top button