​Vërshimet nga shiu, Hoti paralajmëron angazhimin e FSK-së

 

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka thënë se pas gjendjes së krijuar nga vërshimet Qendra e Situatave është në mbikëqyrje të zhvillimeve për shkak të reshjeve të shumta të shiut, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, me shtabet lokale dhe me të gjitha institucionet e tjera të përfshira.

Hoti në një postim në Facebook ka thënë se varësisht nga situata, mund të kërkohet edhe angazhimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

”Qendra e Situatave është në mbikëqyrje të zhvillimeve për shkak të reshjeve të shumta të shiut, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, me shtabet lokale dhe me të gjitha institucionet e tjera të përfshira. Varësisht nga situata, mund të kërkohet edhe angazhimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media 

Back to top button