​Veseli dhe Konjufca përplasen për Telekomin

Konjufca mohoi të ketë të punësuar familjarë në Telekom

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot në seancën e jashtëzakonshme për Telekomin e Kosovës, theksoi se të gjithë punonjësit e kësaj kompanie sot i kanë sytë nga Kuvendi i Kosovës dhe mendojnë se do të bëhet zgjidhje për ta, e kjo në fakt nuk do të ndodhë dhe s’ka të bëjë me ta.

Sipas Veselit, shqetësimi i Kuvendit është veç ta komplikojë edhe më shumë situatën. Ai tha se problemi në Telekom zgjidhet pa politikë.

Ndërsa, shtoi se mundet me ndodhë që Glauk Konjufca ka më shumë të punësuar familjarë në Telekom. Veseli kërkoi që mos të ketë manipulime, sepse në Kosovë ka shtet, ligj dhe prokurori.

Veseli propozoi që të gjendet një përkrahje për Telekomin, jo për shpenzime, por për projekte.

Ndërsa, replikoi deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ndaj Veselit, i cili mohoi të ketë të punësuar familjarë në Telekom. Konjufca tha se Veseli ka shumë miq së bashku me partinë e tij në Telekom.

Ndërkaq, në kundër replikë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se është e vërtetë se ka shumë miq, por jo familjarë dhe interesa personale asnjëherë në Telekom.

Kuvendi po vazhdon edhe më tej me debatin për Telekomin e Kosovës.

Back to top button