​Veseli kujton heroin Xhavit Haziri

 

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë homazhe këtë të enjte te shtatorja e heroit Xhavit Hazirit.

Me këtë rast ka thënë se Xhavit Haliti i takonte gjeneratës e cila përgatiti, ngriti dhe mori pjesë aktive në luftën tonë çlirimtare.

“Rezistenca jonë shekullore kundër okupatorit serb, vijoi me gjenerata. Heroi Xhavit Haziri i takonte gjeneratës e cila përgatiti, ngriti dhe mori pjesë aktive në luftën tonë çlirimtare. Sot, e kujtojmë me nderim të thellë veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme. Ai do të kidnapohej nga forcat okupatore, por, shpirti i tij atdhetar, kurrë nuk do të zhduket as nështrohet. Atdheut dhe kombit i mungon ende vendi ku të vendosim kurora me lule, por nderimi nuk do të mungojë kurrë. Lavdi e përjetshme për heroin Xhavit Haziri!”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Rezistenca jonë shekullore kundër okupatorit serb, vijoi me gjenerata.
Heroi Xhavit Haziri i takonte gjeneratës e cila…

Posted by Kadri Veseli on Thursday, 17 September 2020

Back to top button