Ngjarjet e planifikuara per sot ne vendin tonë

Ngjarjet e planifikuara per sot ne vendin tonë

Kuvendi i Kosovës vazhdon me seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, do të bëjnë përurimin e shtimit të katit të dytë dhe renovimit të katit të parë të Qendrës së Mjekësisë Familjare. (Fshatin Zhur, ora 10:00).

Mbahet mbledhja e nëntë e Komiteti për Politikë dhe Financa të Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyret e LVV-së, “Arbëri”, ora 13:00)

Banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës protestojnë pas vendimit për mbylljen e disa shkollave në këtë qytet (Para objektit të Komunës, Kamenicë, ora 14:00)