​Veseli: T’i avancojmë marrëdhëniet Kosovë-Izrael

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, sot  është takuar me kryetarin e Bashkësisë Hebraike të Kosovës Votim Demirin, të cilin e ka uruar për gatishmërinë e Izraelit që ta njohë shtetin e Kosovës.

Veseli tregoi se Demiri ishte ura lidhëse për shumë dekada e vizitave të delegacioneve dhe shkëmbimeve mes Kosovës e Izraelit.

“Si kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Demiri ka një jetë të tërë përkushtimi e angazhimi për t’i afruar popujt dhe shtetet tona. Ai ishte ura lidhëse për shumë dekada e vizitave të delegacioneve dhe shkëmbimeve mes Kosovës e Izraelit. Sot, ndihet i përmbushur me këtë arritje. Na mbetet t’i avancojmë këto marrëdhënie në të ardhmen”, shkroi Veseli në Facebook.

Më 4 shtator, është bërë e ditur njohja e Kosovës nga Izraeli. /21Media 

Back to top button