​Vetura godet dy këmbësorë në Gjakovë

 

Dy këmbësorë janë goditur dje nga një veturë në Gjakovë, konkretisht në rrugën në rrugën “Sadedin Shehu” në Gjakovë.

“Një e dyshuar femër kosovare me veturën e saj me targa vendore nga pakujdesia, në kalimin e këmbësoreve ka goditur dy viktima një femër dhe një mashkull kosovarë”, ka Policia e Kosovës.

Policia ka njoftuar se viktimat janë dërguar në Spitalin Rajonal Gjakovë dhe pas tretmanit mjekësor janë liruar ne shtëpi.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij, rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media 

Back to top button