​Vetura godet katër këmbësorë në Prishtinë

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në komunikacion, sot në rrugën ”Afrim Zhitia”, në Prishtinë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale për Prishtinës, Agron Borovci i cili ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 18:00.
”Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe katër këmbësor. Për  pasojë, katër persona, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, ka thënë Borovci për rtv21.tv
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./21Media

Back to top button