​Viola von Cramon viziton Kosovën

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon do të merr pjesë në Ditët e Konferencës të KSDW nga data 31 maj deri 2 qershor, e cila temë kryesore ka Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Në ditët e konferencës në Kosovë, do të marrin pjesë edhe ekspertë vendorë e rajonal, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare e anëtarë të shoqërisë civile.
KSDW 2022 organizohet në partneritet mes Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, GIZ, Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF)./21Media

Back to top button