​VV: Nuk ia kemi borxh kreut të AAK-së të na fyen me nënë

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Gani Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Deputeti Krasniqi në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga deputeti Haradinaj që mos t’i fyen deputetët e VV-së me nënë, pasi siç tha ai nuk ua kanë borxh.
“Këta po na drejtohen me këto fjalë, turp e marrë nga disa nga kolegët. Nuk ua kam borxh unë dhe askush tjetër nuk ua kemi borxh për ta fyer njëri tjetrin. Ramush? A është këtu? Do t’ia them disa herë se nuk ua kemi borxh dhe nuk do të dëshiroja, që Ramushi të na fyen edhe me nënë. Por e kemi këtu edhe kryetarin e grupit parlamentar të PDK-së që na ka sharë me nënë e babë. Por, ne kemi në urtësinë tonë, ‘kanë thënë i fyeri të fyen”, theksoi deputeti Krasniqi.

Back to top button