​Xavi: Të mos mendojmë çfarë bën Interi por ta japim maksimumin ndaj Bayernit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka kërkuar nga lojtarët e tij që nesër në ndeshjen kundër Bayern Munihut të japin maksimumin pa marrë parasysh rezultatin që do të dal nga ndeshja mes Interit dhe Victoria Plzenit.
Në fakt, Interi do të ballafaqohet me Plzenin nga ora 18:45 dhe një fitore eventuale e zikaltërve do ta nënkuptonte që Barcelona do të eliminohej nga ky edicion i Ligës së Kampionëve pa marrë parasysh rezultatin ndaj Bayernit.
“Ka pak shpresë, por ne e shohim si të ndërlikuar sepse nuk varemi nga vetja”, tha fillimisht Xavi.
“Pres një kundërshtar shumë intensiv në Bayern, shumë fizik, shumë mirë të organizuar. Ne i konsiderojmë ata si një nga skuadrat më të mira në botë. Pavarësisht se çfarë ndodh në Milano, ne duhet të tregojmë se jemi në një nivel të mirë, me lojë dhe me fitore”, shtoi ai.
Ai ka kërkuar që ndaj Bayernit, lojtarët të luajnë për ta treguar nivelin e skuadrës.
“Është një ndeshje e rëndësishme për ne, pavarësisht rezultatit në Milano. Duhet të fitojmë nesër, të tregojmë nivelin tonë dhe të përfitojmë nga mundësitë”.

Back to top button