​Xhaçka: BE ta dijë se kostoja e izolimit të rajonit është më e lartë se ajo e integrimit

 
Ministrja e punëve të jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut, ku në panelin “Komuniteti Ndërkombëtar dhe Ballkani Perëndimor: Si t’i japim fund karantinës”,  ka adresuar qëndrimin Shqipërisë për procesin e integrimit.
Xhaçka ka shkruar në Facebook se ekziston zhgënjim në rajon për dështimin e Bashkimit Evropian, për të mbajtur premtimin dhe për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Por ka edhe angazhim për të vazhduar në rrugën e reformave dhe bashkëpunimit. BE duhet të jetë i vetëdijshëm, siç jemi ne, që kostoja e izolimit të rajonit tonë është shumë më e lartë se kostoja e integrimit”.

Back to top button