Gërvalla publikon fjalimin e saj në Forumin e Dubrovnikut

 
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shpërndarë fjalimin e plotë në Forumin e Dubrovnikut të mbajtur të shtunën, ku është diskutuar për Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Ballkanin Perëndimor.
Gërvalla ka thënë se me gjithë vështirësitë dhe sfidat duhet konstatuar që BE-ja na ka ofruar më të mirën që posedon – perspektivën e anëtarësimit në projektin më të suksesshëm të historisë evropiane.
“Prandaj, por mbi të gjitha për veten tonë, ne duhet të përmbushim detyrat tona: Duhet të ndërtojmë shtetin ligjor, duke përfshirë edhe të qenit të ashpër ndaj korrupsionit. Duhet të garantojmë lirinë e shtypit dhe të bëjmë reformë të vërtetë ligjore. Ne ende nuk kemi arritur aty. Dhe nuk asnjë arsye pse ta fajësojmë BE-në për gabimet tona. Askush nga ne nuk do të duhej të mashtronte veten duke thënë apo menduar që mund të hyjmë (në BE) pa i kryer punët tona”, ka thënë ndër të tjera Gërvalla.
Lidhur me deklarimin e Gërvallës ka reaguar sot anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku duke i thënë se detyra e saj është ta plason Kosovën në dritën e saj më të mirë.
“Para pak javësh në Prishtinë, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë konfirmoi atë të cilën Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian po e përsërisin tani e disa vite: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Keni parasysh, qytetarët e Venezuelës, Kolumbisë e shumë të tjerë deri në Taiwan mund të udhëtojnë pa viza në BE. Askush nuk po thotë se Kosova është gati sot të jetë anëtare e BE-së, sepse ne kemi ende për të bërë në luftën kundër korrupcionit, në sundimin e ligjit dhe në përjetësimin e vlerave evropiane. Por, ta keni të qartë, as brenda BE-së nuk ka uniformitet në zbatimin e vlerave dhe standardeve. Jo të gjitha vendet e BE-së janë në nivelin e Finlandës apo Suedisë. Por, mbi të gjitha, ju jeni Ministre e Jashtme e Kosovës. Detyra e juaj është ta plasoni Kosovën në dritën e saj më të mirë. Jo të mos e thoni të vërtëtën, por as mos ta shtrembëroni atë”, ka shkruar Çitaku në Facebook./21Media

Back to top button