​Ylli i Liverpoolit humb botërorin

Sulmuesi portugez i Liverpool-it, Diogo Jota, do të mbetet jashtë Kupës së Botës për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.
25-vjeçari u largua me barelë në momentet e fundit të fitores 1-0 të skuadrës së tij në Premier Ligë kundër Manchester City në “Anfield” të dielën.
Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp tha se Jota do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë dhe ne këtu po flasim për muaj.
“Është një dëmtim mjaft i rëndë i muskujve. Lajm i trishtuar për djalin, ne dhe Portugalinë”, shtoi gjermani.
“Ai është çuditërisht mirë deri më tani. Ai është një djalë tepër i zgjuar. Mendoj se ai e dinte këtë kur ne e larguam atë nga fusha. Ne e takuam njëri-tjetrin pas ndeshjes dhe ai shpjegoi pak a shumë atë që kishte ndodhur. Mendoj se ai e dinte se ishte një lëndim serioz dhe mund të ishte shumë ndikues për ëndrrën e tij për Kupën e Botës”, theksoi Klopp.
Më pas edhe vet Jota shkroi në rrjetet sociale për lëndimin e tij duke thënë:
“Pasi një nate kaq të mirë në ‘Anfield, gjithçka përfundoi në mënyrën më të keqe! Në minutën e fundit një nga ëndrrat e mia u rrëzua”.

Back to top button