Krasniqi: Franca ta mbështesë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet politike në vend, qëndrimet e PDK-së dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në takim është diskutuar edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe mundësinë që Franca ta mbështesë një vendimi pozitiv për këtë proces.
“Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në vendin tonë, me ambasadorin Guerot u pajtuam që të thellojmë edhe më tutje komunikimin e ndërsjellë”, ka shkruar kreu i PDK-së në një postim në “Facebook”./21Media

Back to top button