1.300 dollarë për personin që shikon 13 filma horror në tetor

Dy kompani amerikane kanë ofruar 1.300 dollarë për personin që ka guxim të shikoj 13 filma horror gjatë muajit tetor dhe e gjitha kjo për të kuptuar nëse efektiviteti i filmit është në proporcion me buxhetin e të njëjtit.
Në listë janë të përfshirë: The Blair Witch Project, Paranormal Activity, Get Out, Saw, Amityville Horror, A Quiet Place, A Quiet Place Part 2, Candyman, Insidious, Sinister, The Purge, Halloween (2018) dhe Annabelle.
Gjithashtu, rrahjet e zemrës të personit që është vullnetar do të maten me Fitbit gjatë kohës kur shikon filmin.
E gjithë kjo u bë me qëllim që të kompania të shikojë nëse filmat me kosto me të lartë janë më të frikshëm se ata me kosto më të ulët.
“Pasi që ti shikoni të 13 filmat, do të j’u paguajëm 1.300 dollarë. Shpenzoni si të doni”, bëri të ditur kompania./21Media

Back to top button