Barcelona – Bayern Munich, formacionet e mundshme

Dy nga skuadrat më të dekoruara me tituj në Evropë do të përballen sonte në stadiumin “Camp Nou”, ku në kuadër të Grupit E të Ligës së Kampionëve Barcelona e pret në shtëpi Bayern Munich-ut.
Për tu kualifikuar në sezonin e ri 2021/22 të Ligës së Kampionëve, sezonin e kaluar Barcelona u pozicionua në vendin e tretë në tabelën e La Ligas, kurse Bayerni vazhdoi dominimin në Bundesliga duke u shpallur kampion.
“Blaugranët” do të synojnë që sot të hakmerren kundër Bayernit, ku sezonin e kaluar në kuadër të kësaj gare, “Bavarezët” mposhtën Barcelonën me rezultat të thellë 8:2.
Të dy skuadrat janë përballur gjithsej 13 herë mes vete, ku tre fitore ka Barcelona krahas tetë fitoreve të Bayernit, ndërsa dy herë janë ndarë me barazim.
Sa i përket mungesave, tek Barcelona nuk do të paraqiten Aguero, Braithwaite, Dembele, Fati, Roberto dhe Wague, kurse tek Bayerni do të mungojnë mesfushori Tolisso dhe ylli Serge Gnabry.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Roberto, Araujo, Pique, Alba; Busquets, F. de Jong, Pedri; Depay, L. de Jong, Coutinho
Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Upamecano, Hernandez, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Musiala; Lewandowski
Grupi E
21:00 Barcelona – Bayern Munich (Stadiumi Camp Nou

Back to top button