1.5 milion vaksina janë dhënë në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë(MSH) ka njoftuar deri tani 1,5 milion vaksina antiCovid janë administruar në Kosovë.
Nga MSH kanë thënë se asgjë nuk ka mbaruar akoma, teksa kanë theksuar se vaksinat janë të sigurta dhe efektive kundër COVID-19.
“Ndërsa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar. Është mbrojtja më e mirë që kemi. Asgjë nuk ka mbaruar akoma. Vaksinat e sigurta dhe efektive kundër COVID-19 janë në dispozicionin tuaj. Rezervo SOT terminin tënd në eKosova”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se 1 qytetar ka rezultuar pozitiv në COVID-19 nga 1 mijë e 419 testime.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes./21Media
 

Back to top button