1.7 milionë euro për mësimdhënësit me probleme shëndetësore

Sot me këngë ka filluar mbajtja e kongresit të 8-të i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Me këtë rast e ftuar në kongres ishte edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila ka theksuar se ka punuar më shumë se një dekadë si mësimdhënëse dhe i njeh mjaftë mirë sfidat dhe krenarinë e të qenurit mësues.
Nagavci ka bërë me dije se është ndarë një buxhet për mësimdhënësit që kanë probleme shëndetësore.
”Për vitin 2022 një shumë prej 1.7 milionë euro do të iu jepet mësimdhënësve me probleme shëndetësore”, ka thënë Nagavci.
Gjithashtu ajo ka bërë me dije se janë angazhuar edhe 100 asisentë për tu kujdesur për fëmijët me nevoja të veçanta.
Në kongres u kujtuan edhe mësimdhënës që humbën jetën si pasojë e COVID-19, prandaj, në nderim të veprës së tyre u mbajt një minutë heshtje./21Media

Back to top button