1 i vdekur dhe 103 raste të reja me koronavirus
1 person ka vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 103 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.100 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 103 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (65 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 106.754 raste nga 561.637 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.218 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 248 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.749./21Media
248 TË SHËRUAR DHE 103 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…
Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Thursday, 13 May 2021
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?