1 i vdekur dhe 267 raste të reja me koronavirus

 

Një person ka vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 267 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 267 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna Ferizaj 1 rast (74 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 56.118 raste nga 209.960 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.411 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.432 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.275./21Media

163 TË SHËRUAR DHE 267 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Monday, 18 January 2021

Back to top button