1 janari mbylli dhjetëra biznese në Kosovë, të rinjtë të vendosur për të ikur

“Me 3 shkurt ka me u nisë për në Gjermani e kom siguru punën përmes një familjari ka me punu pastrim”, kështu tregon Getoar Grajçevci, një 19 vjeçar nga Prishtina, i cili fëmijërinë nuk e kishte si shumica e fëmijëve të tjerë. Ai kishte filluar të punojë qysh nga mosha 13 vjeçare për t’i dalë në ndihmë familjes së tij.

“Unë punoj në gastronomi e kam pagën 450 euro me 3 shkurt ka me u nisë për Gjermani, e kom siguru punën përmes një familjari në pastrim ka me punu, une po shkoj sepse prej 13 vjec punoj nuk kam mujtë me e siguru një bazë me pasë për ni jetë me e ba në Kosvoë, Pyetje: Sa kish me qenë paga që t’kish shty me nejt në Kosovë Përgjigje: Nuk ka pagë që mshtin me nejt në Kosovë nuk ka të ardhme ktu…”, tha Getoar Grajçevci, qytetar

Dhjetëra biznese janë mbyllur nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa vetëm në kryeqytet pas një janarit janë mbyllur mbi 35 biznese gastronomie, tregojnë të dhënat e Shoqatës për promovimin e hotelierisë dhe turizmit në Kosovë.

Kryetari i kësaj shoqate Visar Demolli për RTV21 thotë se bizneset janë vonuar në përmirësimin e kushteve të punëtorëve, por ka vërejtje poër politikën fiskale.

“ Po kushtet për punëtor kanë fillu të përmirësohen por Kosova nuk është vetëm Prishtina sepse nëpër qytete të tjera ende ka rrogë 250 euro, pra jemi vonu me përmirësim të kushteve por ktu kanë faj edhe institucionet, sepse te na TVSH-ja, po e marr shembull vetëm hotelet është 18% akomodimi për një natë në anën tjetër në Shqipëri që kanë bregdet është e njohur për turizëm TVSH-ja është 6% tash llogarite qysh qëndron problemi, mund të them se pas liberalizimit punët i kena shumë keq”, tha Visar Demolli.

Sektorët më të prekur nga migrimi janë ndërtimtaria e pasuar nga gastronomia dhe personeli mjekësor. Një përfaqësues i bizneseve në Gjermani, Fatos Mehmeti, thotë se Gjermania ka lehtësuar procedurat e punësimit, porse pa kualifikim adekuat do ta kenë të vështirë të gjejnë një punë në Gjermani.

“…, por ata që vijnë le të vijnë me një kontratë pune me vete ose kontratë shkollimi sepse ne në Gjermani kemi atë sistemin dual të shkollimit, sepse me kontratë shkollimi në konsullatë është më e lehtë të marrësh vizë në konsullatë sepse këta kanë dëshirë më shumë për kuadro se sa për fuqi puëntore t’themi hamalli, këta kanë disa profesione që edhe i pranojnë siç është shëndetësia por sa i përket profesioneve të tjera është proces më i gjatë, pra me vizë pune, ndërsa për shëndetësi e përshpejtojnë procesin sepse kanë nevojë sidomos në azilet e pleqve”., tha Fatos Mehmeti.

Agjencia e Statistikave e Kosovës ka publikuar të dhënën se vetëm gjatë vitit 2022 mbi 42 mijë qytetarë të Kosovës kanë ikur nga shteti i tyre./21Media

Back to top button