Protesta e sindikatave, këto janë kërkesat drejtuar qeverisë

(Lajm i përditësuar)

Protesta e sindikatave, këto janë kërkesat drejtuar qeverisë

Dialog social, nënshkrim të aneksit të kontratës kolektive të arsimit, respektim të pensionistëve, e përmirësim të kushteve te punës, këto janë kërkesat e protestuesve të organizuar nga SBAShK-ut.

Pas marshimit, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari deklaroi se qeveria po i ik dialogut dhe se do të detyrohen për veprime tjera sindikale.

“Qeveria vazhdon t’i ik dialogut. Duke respektuar zërin e anëtarësisë jemi këtu për të parandaluar veprimet tjera sindikale”, tha ai.

E kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se kryeministri Albin Kurti nuk po përmbush premtimet e dhëna në fushatë.

“Kryeministri paguan rrymën në pjesën veriore të Kosovës. Nuk është bash e lehtë. Ai i shpenzon rezervat shtetërore. Paguan deputetë të cilët jetojnë në Prishtinë, derivate që vijnë nga Prizreni. Paguan njerëz nga 7 mijë euro e neve nuk na jep as shtatë cent. Kjo qeveri para se të vij në pushtet na pati lodh. Zgjidhjen nuk e kërkojmë te qeveria por te liberalizimi i vizave”, u shpreh ai.

Protesta e sotme, sipas kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykolli është ftesë për qeverinë për dialog.

“Nuk e kundërshtojmë ligjin për hir të tekeve, shqetësimet tona duhen dëgjuar. I bëjmë thirrje qeverisë që të veprojë në përputhje me rrethanat”, përfundoi ai.


Nis protesta e SBAShK-ut, me pankarta në duar adresojnë kërkesat ndaj qeverisë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK) ka nisur protestën me kërkesa ndaj qeverisë në ditën e punëtorëve.

“Kërkojmë të ngritët vlera e koeficientit”, “Duam dialog social”, “Qeveri respekto pensionistët”, janë disa nga pankartat që po mbajnë në duar protestuesit.

Protestës i është bashkuar edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi dhe Atdhe Hykolli nga BSPK.

 

Marshi ka nisur nga Bibloteka Kombëtare në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe më pas duke përfunduar para objektit të qeverisë.


1 Maji në Kosovë do të shënohet me protestë

Dita e Punëtorëve, 1 Maji, në Kosovë do të shënohet me një protestë dhe një marsh protestues.

Nga ora 10:30 Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, proteston në shenjë pakënaqësie ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve tjerë. Marshi nis nga Biblioteka Kombëtare për të vazhduar drejt Qeverisë.

Kurse, nga ora 12:00 Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist organizon marsh protestues për Ditën e Punës.

Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës./21Media 

Back to top button