1 mijë e 399 të vdekur dhe mbi 5 mijë e 100 raste aktive me Covid-19

 

1 mijë e 399 persona që ishin të prekur me Covid-19 kanë vdekur që nga marsi i vitit 2020 në Kosovë, ndërsa numri i rasteve aktive me Covid-19 është 5 mijë e 164.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Koosovës dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur shtatë persona, që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa, janë konfirmuar edhe 296 raste të reja.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë 3 raste (88, 86, 47 vjeç), Dragash 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (75 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç).”, ka informuar IKSHPK.

Sipas institutit, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 88 raste, Podujevë 31 raste, Malishevë 22 raste, Lipjan 15 raste, Suharekë 15 raste, Gjakovë 14 raste, Mitrovicë 13 raste, Ferizaj 12 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Prizren 12 raste, Obiliq 10 raste, Drenas 8 raste, Vushtrri 7 raste, Dragash 6 raste, Gjilan 6 raste, Rahovec 6 raste, Viti 6 raste, Istog 3 raste, Pejë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Shtime.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.572 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.164.”, ka informuar IKSHPK./21Media

Back to top button